KryesoreLajme

Qeveria në Kosovë: Pensionistët do t’i marrin nga 100 euro shtesë në tetor

Nga 100 euro më shumë do t’i marrin në tetor pensionistët në Kosovë.

Qeveria ka miratuar të mërkurën vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin.

Për t’u ekzekutuar ky vendim u ndanë mbi 28 milionë euro.

Pensionet do të ekzekutohen në mes të muajit.

Pos shtesave për pensionistët, Pakoja për përballje me inflacionin parasheh edhe nga 50 euro shtesa në muaj për punëtorët e sektorit publik deri në fund të vitit dhe shumë të përnjëhershme prej 100 eurosh për studentët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *