Lajme

Qeveria ndan edhe 10 mln euro për zbatim të masave për efiçiencë të energjisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndarjen e 10 milionë eurove të tjera për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete do të mundësojnë rinovimin dhe masat e tjera për ndërtesat e banimit social në gjithë territorin e Kosovës.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

“Mjetet e ndara në shumë prej 10 mln euro merren nga kontigjenca për energji dhe transferohen te fondi për efiçiencë të energjisë”, ka thënë Murati.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që të bëhet pjesë e Komisionit  Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë janë miratuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *