Qeveria miraton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.
Pas miratimit në Qeveri, ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke e quajtur si një nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor.
“Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Një nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor. Përkundër vonesës pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese vetëm për shkaqe procedurale, sot nis sërish rrugëtimin për miratim të plotë”, shkruan ai.
Rruga Press

