Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për rritjen e sigurisë kufitare. Sveçla: Synojmë të forcojmë kontrollin e kufirit shtetëror

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Kontrollin e Kufirit Shtetëror, e cila ka për qëllim të caktojë rregullat për kontrollin e kufirit shtetëror dhe kompetencat për autorizimin e Policisë lidhur me kontrollin e kufirit.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka thënë se me këtë nismë legjislative, MPB-ja do të bëjë plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për kontrollin e kufirit.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

“Kjo nismë synon të forcojë kontrollin e kufirit shtetërorë dhe të përcaktojë kompetencat e policisë lidhur me kontrollin e kufirit. Përmes këtij projektligji u ofrojmë organeve të kontrollit kufitar kuadrin ligjorë për mjetet e nevojshme që të adresohen në mënyrë efektive sfidat e menaxhimit të kufirit si dhe për ruajtur sigurinë e kufirit”, ka thënë Sveçla.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  BE zgjeron rregulloret e roaming-ut, Komisioni Evropian negociata me vendet e BP