KryesoreLajme

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mbledhjen që është duke u mbajtur, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se këtë nismë e ka iniciuar Ministria e Mbrojtjes.

“Me këtë marrëveshje Kosova dhe SHBA angazhohen për avancimin në bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe ngritjes kapaciteteve ushtarake”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  Rexhepi i quan provokime stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se kjo nismë po bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në.

“Në koordinim të plotë me SHBA-në, Ministria e Mbrojtjes ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve. Qëllimi i marrëveshjes është që të dyja palët të angazhohen në mbrojtje dhe ngritje të kapaciteteve ushtarake. Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllim të integrimit euroatlantik”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Nuk ka më terminale doganore private në Kosovë, të gjitha shtetërore

Maqedonci deklaroi se në mënyre që kjo marrëveshje të finalizohet, kërkohet miratimi I nismës.

Rruga Press

YouTube player