KryesoreLajme

Qeveria miraton nismat për amendamentet e marrëveshjeve IPA me Bashkimin Evropian

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të mërkurën, ku miratoi nismat për amendamentet e marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe Bashkimin Evropian, për programet IPA 2017, 2018 dhe 2019.

Në njoftim u bë e ditur se janë aprovuar vendimet për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani për autorizim ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për nënshkrim të amendamenteve.

“Miratuar Nismën për ‘Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë’. Miratuar Nismën për ‘Amendamentin Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018’. Miratuar Nismën për ‘Amendamentin Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë’”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më shumë  Kurti i kërkon Kallasit që Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin në Kosovë

-Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.

Muaj më parë, Bashkimi Evropian ka aprovuar agjendat e reformave për Kosovën dhe katër shtetet e tjera të BE-së, që janë kusht për përfitime nga pakoja 6-miliardëshe. Prej tyre, 882 milionë euro do t’i takojnë Kosovës.

Lexo më shumë  Buxheti/ Sa paguajmë në 2025 për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston
YouTube player