KryesoreLajme

Qeveria miraton kursime buxhetore dhe emëron drejtorin e Agjencisë për Regjistrim Civil

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka marrë disa vendime lidhur me financat publike dhe administratën shtetërore.

Sipas njoftimit, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, në përputhje me tabelat e paraqitura në aneksin A (Kursimet) dhe aneksin B (Ndarjet).

Lexo më shumë  Sallahu: Masa e përkohshme ndalon përmbysjen e rendit kushtetues

Po ashtu, është miratuar edhe kërkesa e së njëjtës ministri për riformulimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273 të datës 31 tetor 2025.

Në këtë mbledhje është marrë edhe vendimi për emërimin e Jetmir Hazirit në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Këto vendime janë marrë në format elektronik, siç ka ndodhur shpesh gjatë muajve të fundit për shkak të rrethanave politike dhe procedurave në proces.

Lexo më shumë  Rrustemi: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe përgjegjësia e Komunës

Rruga Press

YouTube player