Lajme

Qeveria miraton koncept-dokumentin për gjykatën administrative dhe të punës

Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e koncept-dokumentit për gjykatën administrative dhe të punës.

Për rëndësinë e themelimit të kësaj gjykate, në mbledhjen e Qeverisë që është mbajtur të mërkurën, ka folur edhe kryeministri Albin Kurti.

“Besueshmëria e qytetarëve në institucionet e drejtësisë rritet atëherë kur të njëjtat marrin vendime profesionale të bazuara në integritet të gjyqtarëve, për të siguruar profilizim të gjyqtarëve në fushat e të drejtës administrative dhe të punës, dhe nisur nga numri i madh i lëndëve që bien në këto dy fusha brenda gjykatave të Republikës së Kosovës, kemi propozuar krijimin e gjykatës administrative dhe të punës, krahas asaj Komerciale, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Ndërsa pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se planifikimet e Ministrisë janë që deri në fund të muajit dhjetor themelimi i gjykatës administrative dhe të punës të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player