Qeveria kërkon reagim nga BE-ja për projektligjin e miratuar në Serbi për juridiksion gjyqësor në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë hapa ndaj Serbisë, pas miratimit të një projektligji nga qeveria serbe që synon të rregullojë organizimin dhe kompetencat e autoriteteve gjyqësore serbe për ndjekjen penale të veprave të kryera në Kosovë.
Përmes një postimi në platformën X, Bislimi ka theksuar se kjo lëvizje e Serbisë, bashkë me veprime të tjera të ngjashme, është një përpjekje për të penguar procesin e dialogut dhe shkelur parimet e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Shteti serb, nga njëra anë, paraqitet si i përkushtuar ndaj dialogut për të marrë përfitime financiare nga BE-ja, ndërsa në anën tjetër, vazhdon të minojë marrëveshjet, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, duke bllokuar rrugën drejt normalizimit,” ka shkruar Bislimi.
Ai përmendi përshkallëzimet e Serbisë, përfshirë sulmin në Banjskë, barrikadat në veri dhe vendosjen e ushtrisë serbe në gatishmëri të lartë pranë kufirit me Kosovën, duke e cilësuar këtë projektligj të fundit si një hap të rrezikshëm që ekspozon konstruktivitetin e rremë të Serbisë.
Bislimi i bëri thirrje BE-së që të japë një përgjigje të vendosur ndaj këtyre veprimeve, duke pyetur: “Cili është perceptimi i BE-së për fytyrën e vërtetë të Serbisë?”
2/7 While on one hand Serbia sends letters of commitment towards the European Commission stating the willingness to implement obligations deriving from the dialogue process, just so they can get millions of euros from the EU & the Growth Plan, on the other hand they continue…
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 29, 2024
4/7 Through Serbia's own moves on the ground, including the incitement of escalations in the last 3 years, Banjska attack, attacks against our institutions, incursion into our territory & the abduction of police officers, barricades in the north, MIGs flying near our border …
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 29, 2024
6/7 What's EU's perception of the true face of Serbia? The one which unreliably tries to appear as "constructive" stating their commitment to the process …
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 29, 2024
7/7 … or the one that adopts such bills and continuously breaches the agreements and violates our territorial integrity and sovereignty? The EU as a mediator, should respond and react in a firm way.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 29, 2024
Rruga Press