KryesoreLajme

Qeveria kërkon koordinim me komunat për adresimin e çështjes së qenve endacakë

Qeveria është e gatshme të bashkëfinancojë me komunat një plan për adresimin e çështjes së qenve endacakë, ka thënë kryeministri Albin Kurti në takim me kryetarët e komunave.

Kurti ka shtuar se nevojitet koordinim i dy niveleve për këtë çështje.

“Ndër temat që duam t’i trajtojmë në këtë mbledhje të përbashkët tonën, është një çështje e cila është bërë më e rëndë me kalimin e kohës, e kjo është e qenve endacakë, përkatësisht menaxhimi efikas, i cili kërkon koordinim të plotë të dy niveleve. Duhet të kuptojmë që ministritë e linjës dhe komunat duhet të përcaktojnë vend lokacionet për ndërtimin e qendrave të trajtimit të përkohshëm. Komunat duhet të vazhdojnë fushatën me kastrim, sterilizim dhe vaksinim, si dhe të menaxhojnë shitjen e mbarështimin e pakontrolluar, duke i dhënë fund luftërave me qen. Informacionet tregojnë se në disa komuna organizohen luftëra me qen dhe si rezultat krijohen laboratorë shumimi. Qentë më pas braktisen dhe sulmojnë. Qeveria është e gatshme të bashkëfinancojë bazuar në nevojat reale, duke i siguruar qytetarët nga sulmet e qenve endacakë, të cilët janë bërë lajme gati të përditshme në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Në takim është diskutuar edhe për projektin “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”, që synon përmirësim të administratës publike dhe shërbimeve për qytetarët duke krijuar adresa unike dhe zyrtare.

Në lidhje me çështjen e kontratës kolektive, Kurti theksoi se “çdo tendencë apo veprim në drejtim të zbatimit të kontratave jashtë fuqisë së ligjit dëmton punëtorin, sundimin e ligjit dhe Republikën”. Ai shtoi se kjo çështje kërkon diskutim të hapur e të gjerë me punëtorët.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Kurti përmendi fillimin e projektit për banim të përballueshëm në 13 komuna, e që deri tani janë nënshkruar 5 marrëveshje, si dhe ndërtimin e shtëpive nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me mbi 130 shtëpi të ndërtuara dhe 200 të tjera në proces të ndërtimit, vetëm në katër komunat në veri të vendit”, thuhet më tej në njoftimin e Kryeministrisë.

Rruga Press

YouTube player