Sport

Qeveria italiane merr vendimin, ja sa tifozë do të lejohen në stadiume

Në prag të fillimit të kampionateve të gjitha federatat kanë filluar diskutimet me ministrinë e shëndetësisë së shteteve përkatëse për numrin e tifozëve që do të lejohet këtë sezon në për stadiume.

Varianti Delta e koronavirusit vijon të bëhet çdo ditë e më shqetësues, megjithatë në Itali nuk kanë ndërmend të ndalen apo të kthehen mbrapa, pasi së fundi qeveria ka miratuar një tjetër dekret, që synon të nxisë edhe më shumë procesin e vaksinimit.

Lexo më shumë  Kosova me tri xhudiste në Grand Slamin në Abu Dabi

Në ambientet sportive, pishina, panaire, konferenca shtypi, koncerte, bare e restorante në ambiente të mbyllura, do të lejohet hyrja vetëm me pasaportë vaksinimi, e cila do të lëshohet nëpërmjet një aplikacioni online të krijuar nga organet shëndetësore.

Ndërkohë lajmi i mirë për futbollin është se në bazë të dekretit të ri, qeveria ka miratuar praninë e tifozëve në stadiume, në masën 50% të kapacitetit, por kushti për të hyrë në tribuna është pikërisht pasja e një pasaporte vaksinimi.

Lexo më shumë  ''Kemi mungesa, por jemi gati'', Bajrami para sfidës ndaj Çekisë: Me rëndësi që të mos humbasim ndeshjen

Pak ditë më parë u miratua hapja e stadiumeve në masën 25% pa kushte, por vetë klubet kërkuan hapjen e plotë me pasaportë vaksinimi dhe tani morën vetëm gjysmën e asaj që pretenduan, megjithatë Liga e Serisë A dhe Federata Italiane kanë theksuar se do të vijojnë negociatat për hapjen e plotë të impianteve, për tifozët e vaksinuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *