KryesoreLajme

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta ulë tatimin për naftën

Mësohet se në mbledhjen e tretë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në rend ditë ishin edhe masat anti-krizë për bizneset dhe qytetarët.

Sipas televizionit Alsat, do të ketë ulje të marzhës dhe lehtësime tatimore për prodhimet ushqimore, naftën dhe energjinë elektrike. Në bazë të paralajmërimeve të mëhershme të autoriteteve është e mundur që TVSH-ja e energjisë të mbetet në 5 përqind deri në fund të vitit, edhe pse duhej të kthehej në masën 10 përqind në qershor.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

Një ditë më parë qytetarët kërkuan nga Qeveria uljen e akcizës së naftës, që do të thotë se ka shumë mundësi që lehtësimi tatimor të jetë pikërisht për uljen e akcizës. Janë paraparë dhe masa të tjera.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *