KryesoreLajme

Qeveria e re gjermane “godet” premtimin e Ramës: Asnjë anëtar i ri në BE derisa të ketë reformim

Kryeministri Edi Rama e ka vënë anëtarësimin në BE në qendër të premtimeve në fushatën e tij për zgjedhjet e 11 majit. Në çdo dalje të tij kërkon votën e shqiptarëve duke premtuar pasaportën e europiane. Por ky premtim duket se ka marrë një goditje të fortë nga Berlini.

Qeveria e re gjermane e krijuar nga një koalicion tripartiak mes CDU, CSU dhe SPD ka përcaktuar qartë bllokimin e zgjerimit me vende të reja deri në një reformim të vetë BE-së.

Lexo më shumë  Shpenzimet globale për armë rriten me ritmin më të shpejtë në katër dekada

Sipas asaj që raporton BILD, në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Zgjerimi i BE-së dhe kapaciteti i saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të ecin paralelisht. Prandaj, më së voni me zgjerimin e radhës, duhet një konsolidim i brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht”.

BILD shkruan se kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan. “Qeveria e re po ndalon në thelb zgjerimin e BE-së. Ajo kërkon një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse si kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes” – shkruan tabloidi gjerman.

Lexo më shumë  Publikohet teksti i marrëveshjes së mineraleve midis SHBA-së dhe Ukrainës

Rama ka vendosur si synim anëtarësimin në Union brenda 2030-ës. 

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit