Lajme

Qeveria e PPP-VE jep tenderin e rradhës, ARRSH i jep 205 mln euro firmës koncesionare ‘Gjoka’

Në dokumentat e tenderit afati kohor për rehabilitimin është 2 muaj dhe në relacionin teknik thuhet se këto punime do të kryhen me kërkesë të bashkisë së Bulqizës.

Rruga e Arbrit një vepër e përuruar me zhurmë të madhe pak muaj më parë, vazhdon të gllbërojë para. Më 29 Nëntor të vitit të kaluar, rruga e Arbrit u hap për qarkullimin, por edhe pse kanë kaluar vetëm pak muaj, elementë të rëndësishëm të saj kanë nevojë për rehabilitim, që kushton miliona. Nuk mjafton rritja e çmimeve për shkak të luftës dhe abuzimeve, por në këtë kohë krize globale, shqiptarëve do t’iu duhet të paguajnë. Rehabilitimin e tombinos së rrugës në aksin rrugor Qafa e Buallit-Fillimi i rrugës së Arbrit, punë që do të kushtojë 150 milione lekë me TVSH.

Lexo më shumë  Problemi me energji elektrike, Kurti: Kemi kërkuar nga KOSTT dhe KEDS angazhim maksimal për zgjidhjen e problemit

Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi ka hapur një tender, për të ndihmuar me paratë e taksapaguesve firmën koncesionare ‘Gjoka’, e cila e ka fituar koncesionin 250 milionë euro për ndërtimin e kësaj rruge. Në dokumentat e tenderit afati kohor për rehabilitimin është 2 muaj dhe në relacionin teknik thuhet se këto punime do të kryhen me kërkesë të bashkisë së Bulqizës.

Duke qenë se disa pjesë të rrugës së Arbrit janë ndërtuar, të tjera ende s’kanë filluar, nuk dihet saktësisht sa kilometra do të ndërtojë “Gjoka konstrakshën”. Në relacionin teknik sqarohet edhe arsyeja se përse ka dalë jashtë pune tombino, për ndërtimin e së cilës do të shpenzohen plot 150 milionë lekë. Sipas relacionit tombino ka dalë jashtë pune për shkak të uljeve gjeologjike të gjithë fushëgropës së Bulqizës një problem që duhet të ishte parashikuar në projekt, megjithatë Autoriteti Rrugor shqiptar nuk shpjegon nëse këtë pjesë duhet ta ndërtojë koncesionari i cili tashmë është paguar edhe për këtë punë.

Lexo më shumë  Përurohen renovimet e sporteleve në Klinikën e Kirurgjisë, rreth 400 mijë euro investime

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *