Lajme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Ekspertët e NATO-s do të bëjnë ekspertizën në hetimet për zjarrin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lajmëruar se do të ekspertizën e zjarrit në spitalin Covid në Tetovë do të bëjnë ekspertë të NATO-s. Në njoftimin e Qeverisë së RMV-së, thuhet se ata pranuan ofertën e aletaëve të NATO-s për të dërguar ekspetë të nivelit të lartë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit në Tetovë.

“Në këtë drejtim, Qeveria miratoi një përfundim me një rekomandim që ekipet e ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë të vihen në dispozicion maksimal të prokurorisë në procedurat hetimore. Qeveria udhëzoi institucionet kompetente që të përcaktojnë se çfarë lloj ndihme dhe mbështetje shtesë nevojitet për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve, në mënyrë që ajo të ofrohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, thonë nga Qeveria.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *