KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës vendos për rritjen e shtesave për policët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur ka njoftuar se ka marrë vendim për rritjen e shtesave për policë.

Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që nga paga e muajit tetor.

“Përfshihen shtatë kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë, shtesat për Njësinë Speciale intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt do të kenë 150 shtesë, 120 euro shtesë për Njësinë Speciale Operative K9 dhe Njësia për Eksploziv dhe deminim. Pjesëtaret e patrullave kufitare  do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtaret e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policët që angazhohen për sigurimin e objekteve do të marrin nga 50 euro”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Kryeministri tha se propozimi për kategorizim është bërë në mënyrë të kujdesshme.

Rruga Press

YouTube player