Lajme

Qeveria e Kosovës raporton për rritje rekorde ekonomike

Qeveria e Kosovës ka raportuar të mërkurën për rritje rekorde ekonomike. Në një konferencë për media, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se aktiviteti ekonomik në tremujorin e dytë të vitit 2021, ka pasur rritje rekorde prej 16.28 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërsa për krahasim të gjysmës së parë të vitit 2021 me atë 2020, ekonomia vendore, duke iu referuar raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Murati ka thënë se ka shënuar rritje prej 10.4 për qind.

Pos kësaj, Qeveria ka thënë se aktiviteti ekonomik i këtij tremujori prej 1.916 miliardë eurosh, është rritje më e lartë se e çdo tremujori tjetër të vitit të kaluar. Deklaratën Murati ka thënë se po e mbështet edhe në shifrat e ofruara nga Administrata Tatimore dhe Dogana.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

ATK-ja ka raportuar se tremujori i dytë sivjet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje të qarkullimit të bizneseve prej 49.5 për qind kurse 20 për qind rritje krahasuar me dy vite më herët.

Në konferencë është raportuar edhe për rritje të eksportit. Rritja e eksportit të tremujorit të dytë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 68%. Rritje edhe më e madhe e mallrave të eksportuara vërehet në krahasim me vitin 2019, ku vlera e rritjes është 93%.

Lexo më shumë  Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit

Sa i përket punësimit, sipas MF-së, të dhënat nga ASK-ja tregojnë se për një vit, nga qershori 2020 deri në qershorin 2021, ka pasur rritje prej 22 mijë vende pune të deklaruara. Më konkretisht, në fund të muajit qershor 2020 kanë qenë të deklaruara 342 mijë vende pune, kurse fundi i muajit qershor 2021 ka llogaritur 364 mijë sosh.

Në fund kjo ministri ka thënë se “do të vazhdojë zhvillimin e politikave publike që synojnë rritjen e prodhimit dhe eksportit, të cilat mundësojnë rritje e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”./Koha

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *