KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës ndan mbi 254 mijë euro për pajisje me tekste mësimore në shkollat fillore në Luginë të Preshevës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 254 mijë e 562 euro për pajisje me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën janë marrë disa vendimi, ndër të tjera është marrë vendim për t’u marrë masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësira të tjera të ngjashme.

Lexo më shumë  Ukraina publikon videon me goditjet më të mëdha të sulmeve me dronë të vitit 2025 mbi objektivat ruse

Po ashtu në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që edhe një pronë e konfiskuar të kalojë në Komunën e Prishtinës në afat prej pesë vjetëve, e të cilën pronë do ta shfrytëzojë një familje shtatëanëtarëshe që është përfituese e skemës sociale e që jeton në kushte të rënda.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Fondet e BE-së në Shqipëri: Mes besimit të munguar dhe dështimit institucional