KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës mirëpret letrën e politikanëve ndërkombëtarë që i kërkuan ShBA-së, BE-së dhe Britanisë të jenë më të ashpër ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës ka mirëpritur letrën e politikanëve ndërkombëtarë të cilët kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe që të jenë më të ashpër ndaj Serbisë, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Zëdhënësi i Qeverisës së Kosovës, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë, tha se mirëpresin letrën dhe falënderojnë politikanët ndërkombëtarë për interesimin e tyre mbi Kosovën.

“Ne e mirëpresim letrën në fjalë dhe e falënderojmë kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, senatorin Bob Menendez, kongresistët amerikanë, Torres dhe Titus, kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth dhe gjithsecilin prej deputetëve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare për Politikë të Jashtme të vendeve mike, përfshirë atë të Ukrainës, për interesimin e tyre mbi Kosovën, mbështetjen ndaj saj, por edhe angazhim për të vënë në pah në këtë letër shkaqet dhe shkaktarët e situatës në veri të vendit tone”, tha ai.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Kryeziu gjithashtu deklaroi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri.

“Ne mbesim të përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri, vigjilent ndaj çfarëdo potenciali për ri-eskalim, dhe besnik ndaj ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Në letrën e politikanët të vendeve të ndryshme perëndimor drejtuar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe thuhet se Perëndimi ka qasje të butë ndaj Beogradit.

“Kosova është përballur me pasoja të rëndësishme pas përpjekjeve të kryetarëve të komunave për të hyrë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimin. Por mungesa e presionit të ushtruar ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj KFOR-it, nxjerr në pah mungesën aktuale të paanshmërisë në adresimin e pikave të tilla të ndezjes”, thuhet në letrën e ekspertëve të politikës së jashtme drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm të Britanisë, James Cleverly.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Politikanët ndërkombëtarë kanë kërkuar që të kthehet ekuilibri dhe proporcionaliteti në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë.

Për shkak të zhvillimeve të fundit në komunat veriore, Bashkimi Evropian kishte vendosur masa vetëm ndaj Kosovës.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pas uljes së mëtejshme të prezencës së policisë në dhe rreth objekteve komunale.

Rruga Press

YouTube player