KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pensioneve

Qeveria e Kosovës të premten në një mbledhje elektronike ka miratuar rritjen e pensioneve për disa kategori duke filluar nga ky muaj.

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në një konferencë për mediat pati njoftuar se është vendosur rritja e pensioneve për disa kategori për 20 për qind.

Nga janari i vitit 2025, sipas vendimit të Qeverisë, pensionet do të rriten edhe për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve gjatë luftës.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar edhe 200 mijë euro ndihmë për Bosnjën pas vërshimeve.

Gjithashtu miratoi edhe programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2024-2025.

YouTube player