KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës miraton projektligjin e ndryshuar për verifikikimin dhe konfiskimin e pasurisë për Byronë shtetërore

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën projektligjin e ndryshuar për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë projektligj si ndër më të rëndësishmit të Qeverisë së tij. 

Projektligji u ndryshua pasi Gjykata Kushtetuese në qershor e shpalli të pavlefshëm. 

“Pavarësisht tendencave për zvarritjen e jetësimit të këtij ligji të rëndësishëm, byroja do të bëhet. Do ta ruajë pasurinë publike dhe do t’ia kthejë shtetit atë që është përfituar jashtëligjshëm e do të shërbejë si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu shpjegoi , ndryshimet përbëjnë katër nenet që janë hedhur poshtë nga Kushtetuesja.

Ligji për Byronë ishte miratuar në shkurt të 2023-s nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa pak ditë më vonë ishte dërguar në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ministrja Haxhiu në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se projektligji i ndryshuar “nuk ka as edhe një çështje që të dërgohet sërish në Kushtetuese”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Konsideroj që është e rëndësishme të thuhet që duhet të jemi bashkë në këtë drejtim, por duket që një pjesë e opozitës nuk do të luftojë krimin”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player