Qeveria e Kosovës miraton ndarjen e gjysmë milioni euro për Gazën
Qeveria ka miratuar ndarjen e 500 mijë eurove për Gazën, në mbledhjen që ka mbajtur të premten.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se populli palestinez ka nevojë për mbështetje humanitare si pasojë e luftës që është zhvilluar nga tetori i vitit 2023. Ai ka bërë thirrje që armëpushimi aktual atje të shfrytëzohet për arritje të paqes së qëndrueshme.
Konflikti në Gaza ka shkaktuar humbje të mëdha për popullin palestinez. Që të rindërtojmë vendin e tyre ata kanë nevojë për ndihmën e shteteve të tjera. Për këtë arsye MPJ ka kërkuar nga MF ndarjen e gjysmë milioni euro mbështetje për popullin palestinez. Qeveria bën thirrje që armëpushimi të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme.
E, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar planin e ndarjes së parave.
“Mjetet sipas pikës 1 të këtij vendimi ndahen nga shpenzimet e paparashikuara në programin Shfrytëzimet e paparashikuara, te kategoria rezerva, dhe transferohen në MPJD në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve”.
Qeveria ka miratuar propozimin për emërimin e Anton Ahmetit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.
Rruga Press