Lajme

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-covid, hiqet kërkesa për dozën e tretë në kufi

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër virusit Covid-19. Kështu, sipas masave të reja, ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Masat si duket ndryshojnë edhe në kufi, pasi tashmë të gjithë atyre që do hyjnë në Kosovë do t’u kërkohet që të dëshmojnë se i kanë kryer dy doza të vaksinës anti-covid.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR. Do të lejohen të futen në Kosovë pa test PCR apo certifikatë vaksinimi edhe personat që e kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit.

Lehtësimi i masave është bërë i ditur përmes një konferencë të përbashkët për media nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. Gjatë konferencës për media, Kurti ka thënë se masat e marra në këto dy javë kanë pasur sukses në ngadalësimin e rritjes së rasteve.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rifat Latifi bëri gjithashtu të ditur se me vendimin e ri për masat anti-COVID hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme.

Rruga Press

YouTube player