KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me MCC-në, ndan 10 milionë euro për skemën e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për programin e energjisë.

Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të Qeverisë.

Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, udhëtuan të hënën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nënshkrimin e marrëveshjes 200-milionë dollarëshe me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës. Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar në fund të qershorit Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh. Marrëveshja ka të bëjë me projektet për energjinë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ajo pritet të nënshkruhet të mërkurën.

Pos miratimit të projektligjit për marrëveshjen mbi 200-milionëshe, Qeveria ka miratuar edhe dy raporte e ka marrë një vendim tjetër.

Janë shqyrtuar e miratuar raporti gjashtëmujor i buxhetit për sivjet dhe ai vjetor i rishikuar për vitin e shkuar.

Ndërkaq, Qeveria ka ndarë 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet”, me të cilën synon që çdo familje të ketë së paku një të punësuar. Me këtë pako për gjashtë muaj, Qeveria e Kosovës do t’i subvencionojë bizneset deri në 70% të pagës për çdo të punësuar që vjen nga familjet që s’kanë asnjë të punësuar.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *