Qeveria e Kosovës merr vendimin e rëndësishëm, themelohet komisioni për memorialin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, qeveria e Kosovës ka vendosur për themelimin e Komisionit Ministror për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti theksoi se ky komision do të udhëhiqet nga ai.
“Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve kujtojmë fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Propozoj të themelohet komisioni ministror. Ky komision do të kryesohet nga unë. Ministria e Drejtësisë do të jetë anëtare, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor anëtar, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë anëtar”, ka deklaruar ai.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe koncept dokumenti për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës. Sipas kryeministrit Albin Kurti, ky fond do të ketë rol mbikëqyrës të aseteve të Kosovës.
Rruga Press