Qeveria e Kosovës mblidhet sot për të miratuar projektbuxhetin e 2022-it
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur pak minuta më parë ka njoftuar se sot pasdite do të mblidhet Qeveria e Kosovës për të miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2022.
Kurti tha se sot në orët e para të mëngjesit ka pasur takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati pikërisht për çështjen e buxhetit.
”Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë, në të cilën do të aprovohet buxheti për vitin 2022”, tha ai.
Kurti tha se krahasuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2021 në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë, megjithatë sipas tij kjo çështje do të merret vesh pasdite.
Rruga Press