KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës: Janë kryer testimet dhe ura duhet të hapet

Qarkullim të këmbësorëve, trotineteve e biçikleta ka pasur vazhdimisht në urën kryesore mbi lumin Ibër.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë përsëritur qëndrimin se nuk ka arsye që të mos hapet ura edhe për vetura, duke shtuar se testimet janë kryer.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë për Kosovapress se nuk ka arsye që ura të qëndrojë e mbyllur.

Lexo më shumë  Shefi i NATO: Evropës i duhet rritje e shpejtë e prodhimit të pajisjeve ushtarake

“Është bërë shqyrtimi teknik i urës dhe mbetet të marrim përgjigje. Unë mendoj që në aspektin teknik është, po flas paraprakisht nuk shohim që ka ndonjë problem, por megjithatë shqyrtimet do të japin rezultatet e veta në aspektin teknik të funksionimit të urës. Marrëveshja, e dimë që marëveshja politike ekziston dhe shumë më herët është dashur të hapet. Nuk ka ndonjë arsye të mos hapet, urat bashkojnë njerëzit”, tha ai.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës i dërgon trëndafila për 8 Mars nënë Ferdonije Qerkezit

Rruga Press

YouTube player