KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës investon në ortopedi. Ministri Vitia jep lajmin: QKUK dhe spitalet rajonale pajisen me 4 C-arm të rinj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për një tjetër investim të rëndësishëm në fushën e ortopedisë, si në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ashtu edhe në spitalet rajonale. Sipas tij, janë siguruar katër pajisje të reja C-arm, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e operacioneve ortopedike.

Dy prej pajisjeve janë dedikuar për QKUK-në, një për Spitalin e Pejës dhe një tjetër për Spitalin e Gjilanit.

Lexo më shumë  Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime për sigurinë, ekonominë dhe integrimin evropian

Këto pajisje të teknologjisë së avancuar ofrojnë pamje me rreze X në kohë reale gjatë intervenimeve kirurgjike, duke u dhënë kirurgëve ortopedë më shumë siguri dhe saktësi në çdo ndërhyrje. Investimi kap vlerën e rreth gjysmë milioni eurosh.

Ministri Vitia tha se investimet do të vazhdojnë, me fokus në pajisje moderne dhe shërbime të reja për pacientët në të gjithë vendin.

Lexo më shumë  Eurodeputeti austriak, Waitz: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Rruga Press

YouTube player