KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky financim është një dëshmi e solidaritetit kombëtar

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin për ndarjen e 1,108,529 eurove për mbështetje të familjeve shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren me bujqësi.

Sipas saj, ky financim ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe është një shenjë e solidaritetit kombëtar.

“Me mirënjohje të thellë ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin historik: ndarjen e 1,108,529 eurove mbështetje për familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren me bujqësi. Ky financim është një frymëzim për ekonominë tonë lokale dhe një dëshmi e solidaritetit kombëtar”, tha ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë

Sinani theksoi se kjo mbështetje nuk është vetëm për sektorin e bujqësisë, por përfshin gjithashtu financimin për avancimin dhe socializimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Kjo mbështetje shkon përtej bujqësisë, duke përfshirë edhe financimin për socializimin dhe avancimin e fëmijëve me nevoja të veçanta – një hap i jashtëzakonshëm drejt përfshirjes sociale dhe kujdesit për më të ndjeshmit mes nesh. Falë këtij angazhimi, shqiptarët në Luginë ka më shumë shpresë dhe mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke ruajtur identitetin dhe dinjitetin tonë”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Komuna e Obiliqit nënshkruan dy memorandume me Ministrinë e Mjedisit

Sinani shprehu gjithashtu falënderime të përzemërta për bashkëpunimin e ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe strukturave lokale

“Falënderime të përzemërta për bashkëpunimin e ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe strukturave tona lokale, që po sjellin ndryshim të prekshëm për çdo qytetar të Luginës”, përfundon ajo.

YouTube player