KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës dënon kërkesën e autoriteteve në Beograd, për anulimin e subvencioneve nga Kosova për bujqit e Luginës

Qeveria e Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se “ky donacion, i iniciuar me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, synon të përmirësojë jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit pasur parasysh që edhe më tej komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, ndër më të varfërat me papunësi të lartë e veçanërisht tek të rinjtë”.

“Më 26 tetor 2024, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për bujqit, duke pranuar mbi 1,178 aplikime. Ndërkohë, Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike. Pikërisht më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i është mbivendosur privimi nga mundësia e ndihmës nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e oligarkut Samir Mane. Protestë përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë

Tutje Bislimi ka thënë se “Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pengojë mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftojmë Bashkimin Evropian, OSBE-në, shtetet e Quint-it dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të monitorojnë këtë situatë dhe të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

“Qeveria e Kosovës qëndron e përkushtuar për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe identitetin kombëtar, kulturor e gjuhësor”, ka thënë Bislimi.

Lexo më shumë  Shkolla e mesme profesionale e Tetovës me ekpozitë në Tiranë të quajtur “Copëza Arti”

Ndryshe, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, ka kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës.

Lutfiu ka shkruar se nuk do ta shfuqizojnë vendimin.

YouTube player