BotaKryesore

Qeveria britanike ul taksën e karburanteve dhe njofton masa të reja. Opozita i konsideron të pamjaftueshme

Mbretëria e Bashkuar është prekur nga rritja e çmimeve, duke detyruar qeverinë të lajmërojë masa për përballimin e tyre. 

Inflacioni ka prekur nivele rekord në 30 vite. Brenda vitit, çmimet janë rritur me 6.2%, duke i çuar çmimet e energjisë, karburantit dhe ushqimeve në “stratosferë”. 

Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak, lajmëroi disa prej masave të qeverisë, për të adresuar rritjen e çmimeve. 

Kancelari njoftoi uljen me 5 pence për litër të taksës së karburantit.

Gjatë vitit të fundit, çmimi i naftës është rritur me më shumë se 40 pence për litër, ndërsa çmimi i benzinës rreth 50 pence për litër. 

Lexo më shumë  “Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

Megjithatë, duke patur parasysh se taksat rriten bashkë me çmimin, qeveria edhe pasi ta ulë taksën me 5 pence për litër, do të mundë të arkëtojë më shumë taksa se vitin e kaluar. 

Një tjetër masë e njoftuar, është ulja e pragut për sigurimet shoqërore. Që prej qershorit qytetarët do të paguajnë zero taksë për pagën deri në 12,570 paund (në vit). 

“Kjo është një ulje prej 6 miliardë paund dhe do të prekë 30 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do t’i kursejë punonjësve mbi 330 paund në vit”, tha Kancelari. 

Lexo më shumë  FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

TVSH-ja do të zerohet për panelet diellore, izolimin e shtëpive dhe masa të tjera që kursejnë energjinë. Gjithashtu mbështetja ndaj bashkive në fondin për personat vulnerabël do të dyfishohet në 1 miliardë paund, duke filluar nga muaji prill. 

Sektori i mikpritjes dhe argëtimit do të ketë një ulje prej 50% të taksës së biznesit, deri në 110 mijë paund. 

Opozita laburise i ka konsideruar masat të pamjaftueshme, duke kërkuar që të anullohet rritja e planifikuar e sigurimeve shoqërore dhe të shtohet një taksë ndaj kompanive të gazit dhe naftës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *