Lajme

Qeveria aprovon mjete buxhetore për mbulimin e pagave në Kamenicë e Viti

Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024. Vendimi u mor në mbledhje elektronike që Qeveria e mbajti të premten në mëngjes.

Punëtorët e arsimit në Viti patën protestuar në fillim të muajit tetor para Qeverisë së Kosovës për shkak të mosprocedimit të pagave për shtator. Ministria e Financave pati fajësuar komunën se nuk ka siguruar me kohë buxhetin e nevojshëm.

Lexo më shumë  Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të gruas së Veliajt, ka përfituar tenderë në Bashkinë e Tiranës

E, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, pati kritikuar Ministrinë e Financave, duke kërkuar që të merren masa urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ministria e Financave pati deklaruar se si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave.

Rruga Press

YouTube player