Lajme

Qëndrimi treditor në Bruksel, Bislimi: Kosova është gati për të aplikuar për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas qëndrimit treditor në Bruksel ka njoftuar për takimet që ka pasur, ndërsa theksoi se pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe hapave përpara drejt liberalizimit të vizave, elementi përbërës kryesor për ta përmbyllur këtë vit të suksesshëm është aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se ky është një hap i natyrshëm dhe Kosova është gati për aplikim dhe kalimin më tej në fazat e ardhshme.

Lexoni të plotë postimin e zëvendëskryeministrit:

Vizita 3 ditore e zhvilluar në Bruksel, pati për qëllim informimin dhe koordinimin me institucionet kryesore të Bashkimit Evropian, në lidhje me aplikimin për anëtarësim në BE.

Zhvilluam takime në Parlament, Këshill e Komision Evropian, veçanërisht me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi

Kosova ka shprehur përkushtimin e plotë ndaj vlerave e standardeve evropiane. Raporti për vendin 2022, riafirmoi progresin e fuqishëm të Kosovës në sundim të ligjit, demokratizim, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, politikat sociale e zhvillimit ekonomik mes shumë të tjerash. Kosova është tashmë në një trajektore të re të zhvillimit.

Ky është një hap i natyrshëm dhe jemi gati për aplikimin për anëtarësim dhe kalimin më tej në fazat e ardhshme, me përkushtimin e plotë në rrugën e gjatë përpara dhe në proceset e integrimit evropian.

Aplikimi për anëtarësim në BE, është shenjë e përkushtimit maksimal të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, të ndërthurur me mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të BE-së ndaj rrugëtimit e procesit të integrimit evropian të vendit.

Vendi ynë, ka përafruar politikën e saj të jashtme në linjë me Bashkimin Evropian. Pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe hapave përpara drejt liberalizimit të vizave, elementi përbërës kryesor për ta përmbyllur këtë vit të suksesshëm është aplikimi për anëtarësim në BE.

Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, andaj përshpejtimi i integrimit të rajonit, duhet të jetë i bazuar në meritokraci. Emëruesi i përbashkët, që unifikon hapat e shpejtë dhe meritokracinë, është demokracia. Një demokraci aktive dhe vibruese, e Kosova, përfaqëson këtë variabël e vlera të orientimit dhe qëndrimit të saj.

Ne jemi të përkushtuar të tregojmë me të gjitha kapacitetet tona, vullnetin për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian.

Rruga Press

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *