Argument

“Qëndrimi i LVV-së po dëshmohet i drejtë” – Sulstarova flet për rolin e Grenellit dhe Hillit

Profesori i shkencave politike, Enis Sulstarova, ka thënë se nuk është rastësi që ish-diplomati Richard Grenell dhe ish-ambasadori në Beograd, Christopher Hill, e kanë vijuar karrierën e tyre si lobistë të Serbisë në Uashington.

Sipas tij, me petkun e diplomatit amerikan, ata i kanë shërbyer ambicieve të Serbisë ndaj Kosovës.

“A janë përputhur veprimet e tyre si diplomatë me politikën e jashtme amerikane, kjo duhet studiuar, por këta patjetër kanë ndikuar në formulimin e politikës amerikane për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Sulstarova.

Ai shtoi gjithashtu se qëndrimi parimor i Lëvizjes Vetëvendosje për të mos ndjekur kurdoherë rekomandimet e këtyre diplomatëve po dëshmohet i drejtë.

Rruga Press

YouTube player