Qëndrimet e partive shqiptare në MV ndaj Asociacionit të Vuçiqit janë të neveritshme
Të neveritshme janë qëndrimet e partive shqiptare në MV kundrejt çështjes së Asociacionit të Vuçiqit; njëra kërkon asociacionin mu pasi del nga qeveria, tjera e shan dhe e kritikon para se të hyjë në qeveri, tjetra indiferente sa më s’bëhet.
Të gjitha këto parti shqiptare, të ashtuquajtura politike, e kanë në fakt shumë të qartë se cili do të duhej të ishte qëndrimi i duhur politik kundrejt Zajednicës, nëse veprimet dhe vendimet do të buronin nga parimi i interesit kombëtar.
Fatkeqësisht, shumë më të qarta kanë qenë qëndrimet e disa politikanëve dhe subjekteve maqedonase për këtë çështje sesa ato shqiptare.
Do të mjaftonte një deklaratë e disa kryetarëve të komunave shqiptare në një konferencë shtypi, që “Ne kundërshtojmë kategorikisht zbatimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Por nëse Bashkësia Ndërkombëtare insiston me pa të drejtë të instalojë atë në Kosovë, të njëjtën gjë do ta kërkojmë ta zbatojmë edhe ne këtu në Maqedoninë Veriore në 16 komunat shqiptare.
Dhe përgjegjësinë për pasojat që do të rrjedhin nga kjo nismë do t’i marre vetë Bashkësia ndrëkombëtare” Kaq do të mjaftonte.
Por me sa duket, frika dhe dëshira jo parimore për pushtet e kanë ç’politizuar skajshmërisht taborin shqiptar të ashtuquajtur politik.
Mbesim në pritje të mendësisë së re që do të sillte parti të tjera të mirëfillta politike.
Rruga Press