Lajme

Qemajl Aliu i VV-së fiton në Shtime

Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje është kryetari i ri i Shtimes. Naim Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë ka rënë sot. Ai e ka pranuar humbjen e parë pas plot 21 vjetësh.

Nga numërimi i 100% të votave të rregullta, në KQZ fitues figuron Aliu me 50,71% të votave, krahas 49,29% të votave sa i ka marrë kundërkandidati i tij dhe kryetari i deritashëm i qytezës së Shtimes.

Lexo më shumë  Sallahu: Masa e përkohshme ndalon përmbysjen e rendit kushtetues

Naim Ismajli i PDK-së ka pranuar humbjen. Pas numërimit të 100 për qind të votave, rezultati nxori fitues Qemajl Aliun e VV-së.

Aliu ka marrë 6.920 vota ndërkaq Ismajli ka marrë 6726 vota.

Ndërkaq kryetari i ri i Shtimes, kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu e ka shpallur fitoren duke i falenderuar qytetarët.

Më n‘fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë! Urime Shtime, urime Shtimjan! Zemra mal! Faleminderit shumë!”, shkroi Aliu.

Lexo më shumë  Manxhuka: Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

RrugaPRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *