Bota

Qëllohet me 5 plumba miku i afërt i Putinit, atentati misterioz ndodhi në zyrë

Është gjetur i vrarë me armë zjarri në zyrën e tij, miku i afërt i Vladimir Putin.

Ky i fundit mësohet se është Koloneli Vadim Bojko, 44 ​​vjeç.

I ndjeri bëhet e ditur se ishte nënkryetar i shkollës prestigjioze Makarov të Paqësorit të Lartë Detar në Vladivostok.

Ai u gjet me plagë të shumta në zyrën e tij, vendi ku dhe mësohet se ka ndodhur ngjarja.

Lexo më shumë  Sanksionet detyrojnë Rusinë të nxjerrë në përdorim avionët e epokës sovjetike

Fillimisht rusët deklaruan se miku i Putin mund të jetë vetëvrarë, mirëpo ky dyshim u hodh poshtë pasi nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasje.

Hetuesit kriminalë kanë gjetur pesë gëzhoja dhe katër pistoleta Makarov pranë trupit të pajetë të kolonelit të vdekur.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kryeministri kanadez: Kërcënimet e Trump për tarifa janë pjesë e strategjisë së negociatave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *