Lajme

Që nga vendosja e reciprocitetit, MPB ka lëshuar 6 mijë e 375 targa të përkohshme

Ministria e Punëve të Brendshme  ka bërë të ditur se që nga e hëna kur edhe u vendos reciprociteti me Serbinë sa i përket targave të automjeteve e deri më sot, ka administruar mbi 6 mijë targa të përkohshme.

“Gjatë periudhës 20 – 22  Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti pret në takim përfaqësues nga organizata “Qatar Charity”, thellohet bashkëpunimi ekonomik

Sipas statistikave nga MPB, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë lëshuar 1616 targa të përkohshme, në Merdar 1309, në Jarinje 13, në Bërnjak 11 e kështu me radhë.

Ndryshe, Policia e Kosovës po vazhdon të qëndroj në pikat kufitare 1  dhe 31 në Jarinje dhe Bërnjakë, pasi që qytetarët serbë edhe sot po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët në këto pika.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë është deklaruar sërish rreth gjendjes në vendkalimet kufitare, ku serbët po protestojnë kundër masës së reciprocitet për targa.

Lexo më shumë  Gjenerali Clark: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Kurti iu ka bërë thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët, teksa ka shtuar se vendimi për reciprocitet për targa është i drejtë.

“Njësia Speciale ndodhet atje për t’i mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare, unë vazhdimisht u bëjë thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë nevojë t’i bllokojnë rrugët, meqenëse po e pengojnë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes”, u shpreh Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *