KryesoreLajme

PZAP-ja me vendim skandaloz, anulon vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në një vendim skandaloz ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.

Në vendimin e lëshuar nga PZAP-ja thuhet se është anuluar njoftimi i KQZ-së nën arsyetimin se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të KQZ-së.

Lexo më shumë  Vuçiqi i ankohet Lavrovit për vendimin e KQZ-së për të mos çertifikuar Listën Serbe si subjekt me të drejtë kandidimi në zgjedhjet e shkurtit

Gjithashtu thuhet se me votimin që është bërë në KQZ nuk është nxjerrë asnjë vendim. 

Tutje thuhet se njoftimi është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, andaj KQZ-ja urdhërohet që ta zbatojë vendimin e PZAP-së. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në fillim të kësaj jave nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesmarrje në zgjedhje.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste dhe mosnjohja e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës nga ana e kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Lexo më shumë  Ministrja Nagavci përuron çerdhen e re publike në Prizren
YouTube player