Pyetje pa përgjigje!
Nga Gëzim Mekuli
1. Kush po i përcakton temat ditore (Agenda setting Theory) në mediat shqipe?
2. Përse sot debati mbi shamiat në kokë të fëmijëve e në shkollat publike të Kosovës?
3. Kush janë ata që po e fryjnë këtë debat?
4. Kush e rifilloj dhe kush qëndron prapa tyre?
5. Përse nuk deklarohet AKI-a?
6. Përse heshtin partitë politike (pozitë e opozitë)
7. Kush i financon mediat shqipe?
8. Kush janë pronarët e portaleve shqipe?
9. Përse nuk flet Akademia?
10. Ku janë OJQ-të?
11. Përse nuk kemi asnjë reagim nga organizatat dhe institucionet që mirren me të drejtat dhe liritë e fëmijëve?
12. Përse manipulohet (instrumentalizim, objektizim) me fëmiun, 16 +
13. Përse mungon bota femrore në këtë debat?
14. Përse mungojnë debatet në RTK? Kënd e përfaqëson dhe kush e kontrollon RTK-në?
15. Ku janë prindërit në këto debate?
16. A po na kthehet diktatura në vendime dhe veprime nga lartë poshtë?
17. Kush e sajoi e kush e imponoi këtë situatë retorike? Gjeopolitika shqiptare apo ajo serbe/ruse?
18. Dhe në fund a kemi të dhëna konkrete se si financohen organizimet dhe ndërtimi i kulteve dhe objekteve fetare në Kosovë?
Rruga Press