KryesoreLajme

Pyetet pse Vuçiqi nuk po e nënshkruan marrëveshjen bazike, ja se si përgjigjet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferëncë për media të premten është pyetur se pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk po e nënshkruan marrëveshjen bazike për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Kurti para gazetarëve ka thënë se Vuçiqi e ka pranuar këtë marrëveshje dhe aneksin zbatues për të mos i nënshkruar, ndërsa tani sipas tij, ai i ka rënë pishman.

“Presidenti i Serbisë nuk po nënshkruan sepse ai i ka thënë po marrëveshjes bazike dhe aneksit zbatues për të mos nënshkruar e tash duket që i ka rënë pishman që ka thënë ‘po’. Nuk është e rastësishme që ka filluar që ta përsëris gjithnjë e më shpesh atë vargun që e pranon marrëveshjen në koncept, por jo në përmbajtje e në anën tjetër zbatimin në mënyrë të kufizuar”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ai tutje ka thënë se ky është sulm i drejtpërdrejt në marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër e që janë edhe pjesë e konkluzioneve të Bashkimit Evropian, përkatësisht të Këshillit Evropian.

“Sikur të mos mjaftonte kjo, ata gjithnjë insistojnë se do të dërgojnë shkresa shtesë që praktikisht e sulmojnë marrëveshjen bazike dhe aneksin zbatues. Mbrëmë morëm vesh që presidenti serb kërcënon edhe i përmbush ato kërcënime me këso letrash që thonë tri gjëra: Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk e pranon integritetin territorial të Kosovës dhe është kundër anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Është tendencë e hapur për sulm ndaj Kosovës deklarata e tillë e papërgjegjshme se integriteti territorial i Kosovës na qenka i papranueshëm. Federata ruse para sulmit në Ukrainë thoshte se nuk e njeh integritetin territorial të Ukrainës. Kosova me 24 shtator ka përjetuar cenim të sovranitetit shtetëror dhe sigurisë kombëtare”, është shprehur kryeministri mes tjerash.

Rruga Press

YouTube player