Opinion/Aktualitet

Putinizimi i senatorit konservator, Tommy Tuberville: Putini, Trumpi dhe njerëzit në anën tonë do të vendosin për të ardhmen e Ukrainës

“Putini, Trumpi dhe njerëzit në anën tonë do të vendosin për të ardhmen e Ukrainës.”

Kjo është një deklaratë skandaloze, sado që e pabesueshme, e bërë nga një senator i ShBA-së i Partisë Konservatore, Tommy Tuberville.

Çka po ndodh vetëm në dy javët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me presidentin Donald Trump, nuk ka mundur të ndodhë në disa dekada aty: një kthesë 180 gradë e linjës politike amerikane.

Tani pas dy javësh, duket se presidentini kriminel i Rusisë, Vladimir Putin është thuajse i rehabilituar dhe flirtimi me të nuk përbën më ndonjë skandal.

Senatori amerikane Tuberville në deklaratën e tij nuk e kishte problem që të thotë se për një shtet sovran si Ukraina dhe për popullin e saj do të vendosin Putini dhe Trumpi, duke përfshirë ndoshta edhe autokratë të tjetë përreth globit.

Lexo më shumë  Një presidente që sapo është përplasur me Kushtetutën, zgjedh kamerat dhe fjalët e bukura në vend të përgjegjësisë

Ndër të tjera, ky senator nuk e pati problem që emrin e Putinit ta thotë përpara atij të presidentit të tij, Donald Trumpit, a thua se për senatorin Putini tashmë është lideri i gjithë botës (edhe i ShBA-së?!).

Ishte e pritshme që me presidentin Trump do të kishte ndryshime politikash, por ishte e pamendueshme që emri i Putinit të bëhej kaq i normalizuar tek njerëz të rëndësishëm të partisë me aq traditë, krenari e histori sa Partia Konservatore.

Është e dukshme që ka një valë të re të putinizimit në ShBA dhe kjo ka arritur deri edhe në nivelet më të larta të udhëheqjes, përfshirë këtu edhe senatorë.

Lexo më shumë  Pesëvjeçari i Vuçiqit – nga “kërcimi në të ardhmen”, te rënia në humnerë

Në vazhdën e tarifave të Trumpit ndaj aleatëve, paralajmërimeve për dobësim të këtyre alencave dhe riformatit të gjeopolitikës, Bashkimi Evropian është duke iu përgjigjur kësaj situate të rrezikshme duke shpallur planin për riarmatosjen e Evropës, e cila si kurrë më parë duket e bindur se duhet të jetë e aftë të mbrojë Ukrainën dhe vetveten nga kërcënimi i Rusisë së Putinit, ndoshta edhe pa kryealeatin e saj në krah.

Rruga Press

YouTube player