Putinit i vritet një tjetër gjeneral
Gjenerali rus Roman Kutuzov dyshohet se është vrarë në lindje të Ukrainës, ku po zhvillohen luftimet më të mëdha, tha të dielën një gazetar i një mediumi shtetëror rus, përcjell Reuters të hënën.
Raporti, i publikuar në rrjetin Telegram nga gazetari Aleksandar Sladkov, nuk specifikoi se kur dhe ku u vra gjeneralmajori Roman Kutuzov. Ministria ruse e Mbrojtjes po ashtu nuk dha asnjë koment.
Ndërkohë, vrasjen e tij e ka konfirmuar ushtria e Ukrainës.
“Komandanti i Korpusit të Parë të Ushtrisë së Republikës Popullore të Donetskut, gjeneral-major Roman Kutuzov, është denazifikuar dhe demilitarizuar zyrtarisht”, thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase në Facebook, duke u tallur me retorikën e Kremlinit për luftën.
Deri më tash janë vrarë mbi 10 komandantë, me grada të ndryshme, në ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt. Disa i ka konfirmuar Rusia e shumicën, jo.

Rruga Press