Lajme

Putinisti i vogël Grenell

Sot Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës, rusen Daria Aslamova, e cila është arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vite.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, nenet 17 dhe 66A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Aslamova. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës. Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Shumë shtete kanë thënë se Daria Aslamova është angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar nën petkun e gazetares.

Në po të njëjtën ditë një nga ekspertët dhe njohësit e gjeopolitikës në Ballkanin Perëndimor, Januz Bugajzski e ka komentuar që Kosova është në vijën e parë kundër imperializmit rus e ndërsa Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.

Po ashtu në po të njëjtën ditë Grenelli vazhdon me propagandën pro serbe në Ballkan duke cilësuar aksionin konkret të radhës nga Ministri Sveçla si precedent të tmerrshëm.

“Derisa ke çdo të drejtë të dëbosh çdo individ pro-rus (apo këdo) që nuk të pëlqen, me këtë po krijon një precedent për qeveritë tjera që t’i ndalojnë zyrtarët nga Kosova të cilët nuk i kanë qejf. Është precedent i tmerrshëm. Po ashtu edhe refuzimi i stikersave serbë në targat e automjeteve”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1556297582275661824

Eshtë po ky Grenell që paguhet për interesat e Serbisë në Ballkan. Flitet se lobisti amerikan paguhet në mënyrë mujore prej Vuçiçit rreth 100 mijë dollarë. Është po ky Grenell që në deklaratat e tij ka kërkuar rikthimin e Thaçit e në njëfarë forme lejimin e strukturave kriminale në Serbi. Është po ky Grenell që para disa kohësh është shprehur:

1) Se pengesë për dialogun Kosovë – Serbi është qeveria Kurti dhe Bashkimi Europian;

2) Ka kërkuar që KFOR-i të largohet nga Kosova (S’ka çfarë ai bën më aty);

3) Ka rekomanduar që Serbisë të mos i kërkohet njohja e Kosovës (si kusht për integrimin në BE)!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *