Bota

Putini uron Vuçiçin për “fitoren bindëse”: Do të vijojmë të forcojmë lidhjet Rusi-Serbi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për “fitoren e tij bindëse” në zgjedhjet presidenciale.

Një një postim në Telegram, Putini shprehu shpresën se Vuçiqi do të vazhdojë të forcojë “partneritetin strategjik” midis Serbisë dhe Rusisë. Lajmin e bënë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Vuçiqi u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit.

Presidenti serb siguroi një mandat të dytë pesë-vjeçar mes premtimit për paqe e qëndrueshmëri, ndërsa agresioni rus në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Vëzhguesit thanë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 19:00, një orë para mbylljes së qendrave të votimit, ishte 54.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në krahasim me 44.9 për qind sa ishte në vitin 2020.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rezultatet e para zyrtare nuk priten para së hënës në mbrëmje, por anketat flasin se presidenti Vuçiq është fitues që në raundin e parë ndërsa i dyti radhitet Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *