Putini shtrin “tentakulat” në Ballkan, bazë ushtarake për zbulimin rus në Serbi
Një bazë ushtarake ruse do të ndërtohet në Serbi.
Lajmi është bërë me dije nga media ruse Lenta.ru, e cila duke cituar ekspertin ushtarak dhe historianin rus, Boris Yulin, shkruan se krijimi i një baze të tillë do të ndihmonte inteligjencën ruse. Sipas Yulin, kjo bazë presupozohet të merret me zbulime dhe monitorimin e territorit.
“Nuk është shumë e qartë se çfarë përfitimesh do të sjellë krijimi i një baze ushtarake në Serbi”- tha eksperti ushtarak, duke shtuar se: “Fakti (që provon argumentin e tij) është se bazat janë të vendosura pranë zonave të armiqësive të mundshme. Serbia territorialisht është e shkëputur plotësisht nga Rusia dhe rrethohet nga të gjitha anët nga vendet e BE-së dhe pjesërisht nga vendet e NATO –s.”
I ndalur tek kjo çështje, ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, tha se “krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi”.
Kharchento theksoi se Serbia është një vend mik dhe se Beogradi “kundërshton thelbësisht sanksionet anti-ruse”. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Rusia investohet në këtë lloj forme në Serbi, pasi tashmë ekziston një qendër e përbashkët humanitare, e cila funksionon për reagimin ndaj krizave në rast të një fatkeqësie humanitare.
Edhe pse Serbia ka si synim anëtarësimin në BE, dhe ka dënuar sulmin rus në Ukrainë, nuk i është bashkuar botës perëndimore për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të raporteve të ngushta që kanë këto dy vende.
Gjithashtu, ndërtimi i kësaj baze vjen në kulmin e kërcenimeve për sulm ushtarak që Serbia po i bën Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit.
Rruga Press