Bota

Putini paralajmëron Francën dhe Gjermaninë për armatosjen e Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, mëngjesin e së shtunës.

Putin u tha të dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën ishte i rrezikshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare, bëri me dije Kremlini përmes një deklarate.

Lexo më shumë  Kievi parandalon komplotin rus për të vrarë zyrtarë të lartë ukrainas

Ai u shpreh se ishte gati të kërkonte mënyra të tjera për të transportuar grurin e bllokuar në portet e Ukrainës, shkruan BBC.

“Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e grurit, duke përfshirë atë të drithërave në Ukrainë nga portet e Detit të Zi”, është shprehur Putin.

Ndër të tjera, Putin ka konfirmuar gjatë bisedës se Moska është e gatshme të rinisë negociatat me Kievin.

Lexo më shumë  Gjykata anulon tarifat e Trumpit, reagon Bashkimi Evropian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *