Bota

Putini në drejtim të kundërt. Blinken: Moska s’tregon gatishmëri për bisedime

SHBA do të shqyrtojë të gjitha mjetet për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, por për momentin Moska nuk tregon shenja gatishmërie për t’u përfshirë në bisedime kuptimplote, tha Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

“Presidenti Putin vazhdon të shkojë në drejtimin e kundërt,” tha Blinken në një konferencë shtypi që mbajti me homologen e tij franceze Catherine Colon, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Blinken vuri në dukje se SHBA do të shqyrtojë të gjitha mënyrat për të përmirësuar diplomacinë nëse shohin mundësinë e përmirësimit të saj në çfarëdo mënyre dhe shtoi se Moska në vend të kësaj “po dyfishon dhe trefishon agresionin e saj”.

Në fillim të këtij muaji, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në një intervistë se Rusia ishte e gatshme të bisedonte me SHBA-në ose Turqinë për mënyrat për t’i dhënë fund luftës, por se ende nuk kishte marrë ndonjë propozim serioz për negociata.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *