Bota

Putini mesazh Vuçiqit: Moska e vlerëson politikën e ndjekur nga Beogradi

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për Ditën e Shtetësisë së Serbisë që shënohet më 15 shkurt, me mesazhin se Moska “e vlerëson shumë politikën e jashtme të balancuar” të ndjekur nga Beogradi.

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”, tha Putini në një mesazh urimi dërguar Vuçiqit nga ambasadori rus Aleksandar Bocan-Kharchenko të martën, më 14 shkurt.

Lexo më shumë  NATO-ja kryen stërvitje në Finlandë, 100 km larg kufirit rus

Ai gjithashtu theksoi se Rusia mbështet përpjekjet e Serbisë “që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Në letër, presidenti rus shprehu besimin e tij se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e “kombeve vëllazërore”.

Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, thuhet se Serbia ka respektuar rezolutat përkatëse në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por shprehet keqardhje për faktin se Serbia ka dështuar vazhdimisht të jetë në përputhje me masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Gjithashtu shprehet keqardhje për faktin se “komponentët kyç të politikës së jashtme serbe janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëndrimet e BE-së”.

Në këtë kuptim, raporti përmend nënshkrimin e marrëveshjeve që përcaktojnë prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme të Serbisë dhe Rusisë për periudhën 2023- 2024, si dhe takime me zyrtarë të rangut të lartë nga Rusia që janë në listën e sanksioneve të BE-së. REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *