Putini “ia heq furnizimet” paramilitarëve Wagner, si përpjekje për t’ia “prerë këmbët” udhëheqësit të tyre, Yevgeny Prigozhin
Sipas burimeve, ushtria ruse ia ka ndaluar furnizimin e armëve dhe municionit grupit paramilitar Wagner, për shkak të tensioneve me udhëheqësin e tij.
Në një video të postuar në një llogari Telegrami, që mendohet se la lidhje me pjesëtarë të grupit Wagner, një mercenar, i rrethuar nga trupat e të vrarëve, tha se grupi po humb qindra bashkëluftëtarë çdo ditë. Wagneri është një grup ushtarak me pagesë, që ka dërguar rreth 50,000 ushtarë rusë dhe të huaj për të luftuar në emër të Rusisë në Ukrainë, nën udhëheqjen e Yevgeny Prigozhin.
Ky i fundit duket se po vijon prej kohësh me një fushatë kundër ministrisë së mbrojtjes ruse, pasi është marginalizuar në javët e fundit, sipas analizës së Institutit për Studimin e Luftës.
Ndikimi i Prigozhit ka rënë pasi Putini i uli në gradë ose i hoqi aleatët e tij nga struktura e komandës ushtarake tradicionale dhe ministrisë së mbrojtjes ruse, ndërsa Wagnerit i është ndaluar rekrutimi i të burgosurve.
Pa të burgosur të rekrutuar, kapacitetet e operative të grupit paramilitar janë kufizuar dhe Prigozhini duket se po përpiqet të fajësojë ministrinë e mbrojtjes ruse për mungesën e progresit në frontet e luftës, tha ISL.
Instituti nënkuptoi se ai po bën përpjekje për të fituar përkrahjen e figurave ultranacionaliste, siç është udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov dhe figura të tjera ushtarake rusë me ndikim publik, për të rigjetur fuqinë e humbur.
“Prigozhini u bë një figurë aq me ndikim në komunitetin ultranacionalist pro-luftës përmes kritikave të nënkuptuara, por edhe të hapura ndaj sistemit rus të vjetër ushtarak dhe duke promovuar grupin paramilitar Wagner si një forcë elitare që mund të siguronte fitore taktike, të cilat ushtria ruse e rregullt nuk mund të arrijë. Prigozhini do të përpiqet të ndjekë këtë rrugë drejt rikthimit në pushtet, por nuk është e qartë nëse ai do të jetë në gjendje ta bëjë këtë.”
Rruga Press